Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fituesit e Oskarit, në statuja dylli
English

Fituesit e Oskarit, në statuja dylli

Hollivud, 26 shkurt, NOA - Disa prej personaliteteve më të spikatura të kinematografisë hollivudiane dhe fitues të çmimeve Oskar do të kenë imazhet e tyre të përfaqësuara në statuja dylli brenda mjediseve të muzeut të famshëm, Madame Tussauds, i cili ndodhet në Hollivud. Kjo pamje do të jetë e hapur për publikun gjatë ditës së sotme, vetëm një ditë pas ceremonisë së çmimeve Oskar.

Në këtë mënyrë, fansat do të kenë mundësinë që të shohin statujat e dyllit në të cilat janë ravijëzuar shumë prej idhujve të tyre më të dashur të kinematografisë.

Përmendim këtu emra të njohur aktorësh si Meryl Streep, Julia Roberts, Denzel Uashington, Halle Berry, Nicole Kidman dhe Morgan Freeman, të cilët tashmë do të kenë statujat e tyre përkatëse në muzeun e Madame Tussauds.

n.e/NOA

KOMENTE