English

Juventus kualifikohet në Europa League

Torino, 26 Shkurt NOA - Ekipi i Juventus ka vazhduar më tej duke arritur të kualifikohet në Europa Leage në sfidën që kishte me Ajaksin.

Bardhë e zinjtë e Zakeronit u kualifikuan për një të tetat e këtij trofeu, falë rezultatit të ndeshjes së parë ku ata mundën me rezultatin 2 me 1 Ajaksin në fushën e saj.

Për sa i përket ndeshjes së djeshme mund të themi se u zhvillua një lojë jo e pëlqyeshme pasi vetë rezultati i saj 0 me 0 tregon që rastet për shënime nuk ishin të shumta.

Për tu përmendur është që Juventus nuk arriti të pësoi gol pasi në ndeshjet e fundit ajo gjithmonë kishte pësuar të paktën një të tillë.

Në pjesën e parë të ndeshjes ishte Juventus që u afrua më shumë golit ku arriti të godiste dhe traversën me anë të Sissoko kurse ndryshe ndodhi në pjesën e dytë të sfidës ku holandezët ishin më kërkues dhe u afruan më shumë herë portës së mbrojtur nga Maninger.

Me këtë rezultat përfundimtar bardhë e zinjtë vazhdojnë më tej në këtë trofe duke qenë i vetmi ekip italian në këtë kompeticion dhe në një të tetat e tij ata do të përballen me ekipin anglez të Fulham.

r.b/NOA

KOMENTE