English

Minatorët: Do t'i vazhdojmë protestat

Tiranë, 27 shkurt, NOA - Minatorët duket se nuk kanë për t'u ndalur në rebelimin e tyre kundër qeverisë duke kërkuar me çdo kusht plotësimin e kërkesave të tyre ndaj saj. Kështu, Sindikata e Minatorëve bën me dijeni se ata do ta vazhdojnë protestën e tyre të nisur para pak ditësh, ditën e enjte të javës që vjen. "Pjesë e kërkesave tona është anulimi i rritjes së çmimi të energjisë elektrike, paga dhe pensioni i trembëdhjetë, shpallja zyrtarisht e minimumit jetik etj", ka pohuar për mediat kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri.

Para një jave, minatorët kanë dalë në shesh për të njëjtat kërkesa dhe janë konfliktuar me policinë duke ngritur zërin për realizimin e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE