English

Pushohen të gjithë pedagogët

SH.B.A, 27 Shkurt NOA - Çdo gjë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në një lice i cili ndodhej në Central Falls të Rhode Island janë pushur të gjithë pedagogët e një liceu pasi shkolla në të cilin ata jepnin mësim nuk po funksiononte ashtu siç duhej.

Ky vendim u mor nga vetë kryetari i bashkisë së këtij rajoni ku të gjithë mësuesit janë pushuar nga detyra e tyre.

Bëhet e ditur se vetëm pak prej tyre mund të kthehen sërish në këtë pozicion pasi më shumë se gjysma e tyre janë pushuar përfundimisht ku ndër to është dhe drejtori gjeneral i kësaj shkolle.

Vendimi u mor pasi shumë reforma që ishin ndërmarrë nga vetë pedagogët e kësaj shkolle nuk ishin të pëlqyeshme dhe për shkak të tyre shkolla nuk po funksiononte ashtu siç duhej.

r.b/NOA

KOMENTE