English

Xhaçka: Ruzhdija të bëhet si Europa

Tiranë, 27 shkurt, NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, reagoi sot pas deklaratave të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, për mos hapjen e kutive. Në një prononcim për mediat, Xhaçka u shpreh se qeveria duhet të bëjë transparencë në mënyrë që dhe Ruzhdia të bëhet si Europa, duke i cilësuar ministrin Meta, si ministër i Jashtëm i Ruzhdies.

"Edhe ministri i Jashtëm i Ruzhdies mesa duket kërkon që bashkë me kryeministrin e Ruzhdies të grabisin edhe zgjedhjet e ardhshme ashtu siç grabiten ato që shkuan. Ne u bëjmë thirrje të mos humbin kohë po ti përgjigjen ofertës së opozitës për transparencë pasi edhe Ruzhdia duhet të bëhet si Europa, jo Shqipëria të bëhet si Ruzhdia", u shpreh Xhaçka.

Ajo u shpreh se në vetin kur shqiptarët presin të behën pjesë e zonës Shengen, qeveria nuk ka kurajë të hap kutitë.

"Sot në vitin 2010 kur Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, e shqiptarët aspirojnë të përfshihen në hapësirën Shengen e të integrohen në familjen europiane, pushtetarët nuk gjejnë kurajën të hapin as kutinë e Ruzhdies ku qahen se kanë humbur padrejtësisht një mandat", u shpreh Xhaçka.

m.xh/NOA

KOMENTE