English

Masakra e Durrësit, zbardhen detajet

Lexoni detajet e plota: Vrasja e Durrësit, viktima dhe autori, 16-vjeçarë

Durrës, 28 Shkurt NOA - Zbardhen emrat e viktimave të masakrës që ndodhi pasditen e sotme në Durrës dhe bëhen kërkime për të gjetur autorin i cili menjëherë pas atentatit u zhduk në drejtim të paditur.

Personi që ka mbetur i vrarë është Klejdi Myzyri, rreth 20 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës.

I plagosur nga plumbat e një arme zjarri mbeti E.Ç., rreth 18 vjeç, banor i lagjes Nr.18 Durrës, i cili për shkak të gjendjes serioze, është dërguar për ndihme më të specializuar në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Ngjarja ndodhi sot në orën 15.00 në lagjen nr 1 të qytetit bregdetar, afër një lokali që ndodhet pranë universitetit të Durrësit.

Klejdi Myzyri së bashkuy me shokun e tij dy vjet më të vogël, ishin duke dalë nga lokali kur u bënë objekt i atentatit.

Në rrethana ende të paqarta plotësisht, krejt papritur dy djemtë e rinj u përballën me morinë e plumbave të një pistolete që atentatori i pamaskuar mbante në dorë.

Menjëherë më pas, agresori vrapoi duke përfituar nga lëvizja e dendur e atyre momenteve të shumë qytetarëve nga Durrësi, Tirana dhe gjetkë që kishin ardhur për të drekuar në lokalet përreth.

Policia tha zyrtarisht për agjencinë NOA se "të gjitha shërbimet e sektorëve të drejtorisë rajonale janë angazhuar e po punojnë me intensitet në drejtim të identifikimit e kapjes së autorit dhe sqarimit të rrethanave të ngjarjes".

e.r/NOA

KOMENTE