Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Negociatat nuk dështuan prej meje
English

Berisha: Negociatat nuk dështuan prej meje

Tiranë, 1 mars, NOA Update - Nismat e paraqitura në Kuvend nga Partia Socialiste mbi zgjidhjen e krizës dhe hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit, do të trajtohen me seriozitetin më të madh dhe sa më shpejt, pa i injoruar.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, kryeministri Berisha, duke shtuar se demokratët kanë treguar se janë gati të bëjnë koncesion në të mirë të reformave.

"Qëndrimi ynë ka qenë i qartë në takimet bi-trelaterale me Topin dhe Ramën. Një qëndrim shumë për t'u vlerësuar mjaft ishte dhe ai i Komitetit presidencial të Këshillit të Evropës, i cili punoi në të gjetur rrugët e zgjidhjes", tha më tej Berisha, duke sqaruar të fshehtat e negociatave mes Ramës, Topit dhe atij vetë.

Sipas tij, pranimi në Kuvend i nismave të hetimit për zgjedhjet përbën një koncesion të ri të tij, pasi në fakt afati për hetimin ka kaluar, por tregon se ai është i hapur ndaj propozimeve të opozitës.

"Negociatat nuk dështuan për fajin tim", tha më tej Berisha.

E duke vijuar me sqarimin e negociatave që ka zhvilluar me Ramën, ai tha se i ka paraqitur opsione të cilat nuk binin ndesh me respektimin e vendimit të gjykatave.

"Partia Socialiste po bën akuza të pabaza kur i komenton negociatat", përfundoi Berisha lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE