English

Gjendet kufoma e dytë në Devoll

Gramsh, 1 mars, NOA Update - Vetëm pak minuta pas gjetjes së kufomës të parë që rezultonte si e zhdukur që dje në rrjedhën e lumit Devoll, pas një aksidenti të shkaktuar në afërsi të Gramshit, është mundur të gjendet edhe kufoma e dytë. Lajmi konfirmohet paraprakisht nga forcat policore të pranishme në vendngjarje, të cilat së bashku me forcat RENEA kanë ndërmarrë një operacion kërkimi për gjetjen e trupave të zhdukur të katër të aksidentuarve të djeshëm.

Bëhet me dijeni se dhe kufoma e dytë është gjendur 20 kilometra larg vendit ku ra furgoni dhe ende është e paidentifikuar për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë nga aksidenti.

Policia ka raportuar se nga aksidenti në fjalë kanë mbetur të vdekur: Dritan Balla 38-vjeç, Petrit Ahmeti 20-vjeç, Behar Senkolli 18-vjeç dhe drejtuesi i mjetit Elis Sogani, 32-vjeç... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE