Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KESH: I mbyllëm portat e Fierzës
English

KESH: I mbyllëm portat e Fierzës

Tiranë, 1 mars, NOA - Janë mbyllur portat e hidrocentralit të Fierzës, duke bllokuar në këtë mënyrë edhe shkarkimet e ujit prej tij. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Sipas tyre, mbyllja e këtyre portave është bërë për shkak të rënies së prurjeve të ujit në hidrocentralin e Fierzës, gjë që ka shkaktuar panevojshmërinë e derdhjeve të mëtejshme të ujit nga kaskadat e tij.

Këto të fundit shkaktuan përmbytje të reja në zonat e Shkodrës gjatë ditëve të fundit, të cilat pasuan ato të muajit janar, thuajse me të njëjtat problematika, edhe pse jo në përmasa aq të mëdha sa atëherë.

Ndërkaq, zyrtarët e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, bëjnë me dijeni faktin se portat e hidrocentralit të Komanit dhe ato të Vaut të Dejës, do të mbyllen në një afat tjetër kohor.

Derdhjet prej tyre kanë arritur në nivelet prej 200 dhe 300 m3/sekondë.

n.e/NOA

KOMENTE