Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta vlerëson Kryqin e Kuq
English

Meta vlerëson Kryqin e Kuq

Tiranë, 1 mars, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta priti presidentin e Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Tekin Ka¼ça¼kali. Gjatë takimit, i shoqëruar edhe nga presidenti i Kryqit të Kuq shqiptar, Shyqyri Subashi, Meta shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare për ndihmën dhe mbështetjen që Gjysmëhëna e Kuqe Turke i ka dhënë Shqipërisë si dhe vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Kryqin e Kuq shqiptar. Në këtë kuadër, ai nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Turqisë në të gjitha nivelet.

Gjithashtu, Meta tha se në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, qeveria shqiptare i ka shtuar një dimension të ri misionit të saj diplomatik, atë të diplomacisë humanitare.

Küçükali nga ana e tij, shprehu kënaqësinë e tij për vizitën në Shqipëri si dhe vlerësoi kontributin e dhënë nga Kryqi i Kuq Shqiptar për t'iu gjendur pranë shqiptarëve në momente të vështira.

Küçükali gjithashtu tha se miqësia tradicionale që ekziston mes dy popujve, është transformuar në një bashkëpunim të ngushtë si në nivelin politik, ashtu edhe në atë humanitar.

Në këtë kuadër, presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, Subashi, shtoi se Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të vazhdojnë të punojnë ngushtë në ndihmë të qeverive përkatëse në funksion të misionit të përbashkët humanitar.

n.e/NOA

KOMENTE