Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pedagogët e Tiranës, pro Albin Kurtit
English

Pedagogët e Tiranës, pro Albin Kurtit

Tiranë, 1 mars, NOA - Një grup pedagogësh nga universitetet e Tiranës zhvilluan sot një diskutim me Këshillin Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit. Ata mbështetën faktin se "përgjegjësia për dhunën ndaj anëtarëve të Vetëvendosjes, bie mbi forcat policore të cilat nuk respektuan kriteret e sigurisë".

"Ende sot, nuk është vendosur përgjegjësia për humbjen e jetës të dy qytetarëve të Kosovës, Arben Xheladini dhe Mon Balaj. Përkundrazi, institucionet e drejtësisë të drejtuara nga EULEX kanë riaktualizuar gjyqin e nisur nga UNMIK ndaj Albin Kurtit me akuzën se "ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe/ose dëmtim të gjerë të pronës"; se "ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës së tyre" dhe se "ka nxitur njerëzit për rezistencë", përkrahën ata qëndrimin e Këshillit Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit.

Më tej, grupi i pedagogëve të universiteteve në Tiranë proteston kundër gjyqit që ka nisur ndaj Albin Kurtit, i cili sipas tij, shënon një përpjekje për të cënuar integritetin politik dhe për të shtypur lirinë e fjalës të një aktivisti të çështjes shqiptare siç është lideri i Lëvizjes "Vetëvendosje".

"Në vizionin tonë Kosova duhet të konsiderohet si një shoqëri e aftë për të marrë vendime sipas vullnetit të qytetarëve të vet. Institucionet ndërkombëtare apo vendore nuk mund të shkelin në asnjë mënyrë të drejtat themelore të individit, siç është ajo e fjalës, dhe e organizimit politik. Çështja e Albin Kurtit është çështje që i përket çdo intelektuali dhe çdo qytetari që aspiron lirinë dhe drejtësinë. Kjo çështje gjithashtu na bën të ndihemi të shqetësuar për lirinë e fjalës në Kosovë. Pikërisht për këto arsye ne, si pedagogë, e mbështesim kauzën e Këshillit Kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit", thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.

Ja pedagogët protestues:

Kujtim Çashku

Pëllumb Xhufi

Fatos Tarifa

Hysamedin Feraj

Abdi Baleta

Alment Muho

Adi Krasta

Aleksandër Çipa

Baviola Shatro

Nebi Bardhoshi

Klejd Këlliçi

Klementin Mile

Ilir Kalemaj

Arjan Shahini

Afrim Krasniqi Sonila Danaj

Elvis Hoxha

Dejona Mihali

Enis Sulstarova

Ermira Danaj

Blendi Çeka

Blendi Salaj

Olsi Lelaj

Ervin Kaçiu

Adri Nurellari

Edita Fino

Gentian Elezi

Mandeta Minxhozi

Naz Feka

n.e/NOA

KOMENTE