English

Sot dita e Verës për ortodoksët

Tiranë, 1 mars, NOA - Dita e parë e muajit mars përkon me ditën e parë të stinës së ngrohtë për të gjithë besimtarët ortodoksë. Ndërsa në Shqipëri, e ashtuquajtura Dita e Verës është kthyer në një festë masive kombëtare, përkatësisht më 14 mars, për besimtarët e lartpërmendur, mbetet data 1, ashtu siç e festonin romakët e lashtë, dita e shenjtë për të festuar mbërritjen e stinës së dashur dhe largimit të dimrit.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishtërimi.

Ajo kremtohej me 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri ( sipas kalendarit Gregorian, "14 Mars").

Dita e Verës është në fakt dita kur stërgjyshërit tanë, kur ende nuk kishte lindur edhe krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perënditë e luleve dhe ato të shelgjeve.

Sot në Shqipëri, për të gjithë tashmë, duke e huazuar nga tradita e qytetit të Elbasanit, ajo është kthyer në një festë që festohet prej të gjithëve më 14 mars.

n.e/NOA

KOMENTE