English

Ekspozitë e veçantë në galerinë "Edward Lear"

Berat, 2 mars, NOA - Është hapur këto ditë në ambientet e Galerisë "Edëard Lear" në Berat një ekpozitë e veçantë koleksioni nga Thimi Nika. Janë ekspozuar për të gjithë artdashësit beratas veprat më të njohura jo vetëm të artistëve të qytetit, por dhe emra të njohur të artit pamor.

Janë përzgjedhur vizatime, grafika, piktura, rreth 100 vepra, të 58 autorëve , realizuar nga fillimi I viteve '50. Ekspozita sjell vepra të autorëve Lin Delija, Danish Jukniu, Ismail Lulani, Guri Madhi, Shpend Bengu, Hasan Nallbani, Jakup Keraj, Naxhi Bakalli, Zef Shoshi, Ziso Kamberaj, etj.

Një pjesë e rëndësishme e kësaj ekspozite është edhe prezantimi nga ky koleksionist I artit pamor edhe koleksioni me pullat postare, si dhe histori postare shqiptare, të cilat vijnë për herë të parë për artdashësit e qytetit të Beratit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Galerinë "Edëard Lear" deri më datën 14 mars 2010.

m.s/NOA

KOMENTE