English

Materzai: Zizu më la pa fjalë

Romë, Itali, 2 Mars NOA - Ka ardhur menjëherë replika e mbrojtësit të Interit Marco Materzi për të cilin francezi, Zinedin Zidane kishte thënë se nuk do t'i kërkonte asnjëherë falje.

Materazi ka ironizuar duke thënë se Zidan, e ka lënë atë, ashtu siç thotë dhe Vasco Roosi duke iu referuar këngës së tij, "pa fjalë".

Një deklaratë mjaft ironizuese kjo e Marcos duke parë që Zidan në intervistën e tij kishte thënë se ai as i vdekur nuk do të kërkonte falje ndaj "Matrix"

Kjo përgjigje e mbrojtësit të kombëtares Italiane ka ardhur nëpërmjet sitit të tij në internet, ku me këtë deklaratë ai ka ndezur dhe njëherë polemika rreth kësaj çështjeje e cila konsiderohej si e mbyllur pasi kishte katër vite që ka ndodhur.

r.b/NOA

KOMENTE