English

Rrëzohet ligji për kontrollin e telefonave

Berlin, 2 mars, NOA - Gjykata më e lartë e Gjermanisë shfuqizoi sot ligjin për të dhënat e telekomit. Ligji në fjalë krijoi mjaft debate në opinion gjerman, duke qenë se u lejonte autoriteteve të policisë dhe prokurorisë që t'i mbikëqyrin thirrjet private telefonike dhe postën elektronike.

Ligji u miratua në vitin 2006 si pjesë e udhëzimeve antiterroriste të Bashkimit Evropian, i cili kërkonte që autoritetet të mund t'i kontrollojnë të dhënat e telekomit dhe të postës elektronike të paktën për gjashtë muaj në kuadër të hetimeve kriminale.

Rreth 35 mijë gjermanë kanë apeluar tek gjykata që ta anulojë ligjin, i cili hyri në fuqi në janar, 2008.

NOA/El

KOMENTE