English

Shkon në varreza për të marrë arkivolin e së motrës

Saviano, Itali 2 Mars NOA - Një burrë i cili ka qenë mjaft i lidhur me motrën e tij 40 vjeçare e cila ishte ndarë nga jeta në vitin 2008 ka shkuar në varreza dhe ka marrë arkivolin e saj.

Çdo gjë ka ndodhur në Saviano dhe kjo gjë është zbuluar nga vetë kujdestari i kësaj zone i cili menjëherë ka lajmëruar karabinierët e vendit.

Arkivoli i marrë nga burri u çua nga vetë ai në shtëpinë e tij ku ai e vendosi atë në grazhdin e tij.

Pasi autoritetet lajmëruan forcat policore, një grup uniformash blu erdhën në vendin e ngjarjes dhe sekuestruan menjëherë arkivolin ndërsa personin që kreu këtë xhest e arrestuan dhe tashmë pritet të merret vendimi për masën e sigurisë ndaj tij.

r.b/NOA

KOMENTE