Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadat e reja, ja ku do hapen
English

Ambasadat e reja, ja ku do hapen

Tiranë, 3 mars, NOA Update - Shqipëria do të jetë e përfaqësuar në mënyrë diplomatike me ambasada edhe në disa shtete ku deri dje nuk ka qenë. Vendimi për hapjen e disa prej tyre është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, duke konfirmuar kështu deklaratat e kryeministrit Berisha se vendi ka nevojë të shtojë praninë e tij diplomatike nëpër botë.

Konkretisht, përfaqësitë për të cilat u mor vendimi ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave janë ajo në Bratislavë të Sllovakisë, në Bruksel të Belgjikës, në Sarajevë të Belgjikës, në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, si edhe në Kuvajt dhe në Doha të Katarit.

Që të gjitha , bazuar në ligjin "Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë" dhe "Për buxhetin e vitit 2010", me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta.

n.e/NOA

KOMENTE