English

Kapet i dënuari me 14 vjet burg

Shkodër, 3 mars, NOA - Ishte dënuar me 14 vjet burg për ushtrim të veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike dhe i fshihej policisë, por kjo e fundit ka arritur ta kapë dhe ta vërë në pranga. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Aranit Volumi, banues i qytetit të Shkodrës, kapja dhe arrestimi i të cilit u bë pasi ndaj tij rëndonte vendimi i gjykatës me "14 vite heqje lirie".

Nga ana e policisë, pas marrjes së informacioneve për vendodhjen e të kërkuarit Volumi, u organizua menjëherë puna për kapjen e tij.

Më tej, u kryen veprimet e duhura proceduriale dhe hetimore, ndërsa materialet në ngarkim të tij, iu kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të " Trafikimit të lëndëve narkotike".

n.e/NOA

KOMENTE