Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kermabon: Gjykatat në Veri, të funksionojnë
English

Kermabon: Gjykatat në Veri, të funksionojnë

Beograd, 3 mars, NOA - Shefi i misionit EULEX në Kosovë, Yves de Kermabon, po qëndron në Beograd për të diskutuar me autoritet serbe çështjen e funksionalizimit të gjykatave që gjenden në veri të Mitrovicës. Mësohet nga burime pranë EULEX-it se ai do të kërkojë nga autoritetet e Beogradit që ta mbështesin këtë mision në synimin që të funksionalizojë gjykatat në veri dhe kthimin në punë të gjykatësve shqiptarë dhe serbë.

Aktualisht në Gjykatën e qarkut në veri të Mitrovicës janë angazhuar katër gjykatës, dy prokurorë, dy këshilltarë ligjorë të gjykatave dhe dy këshilltarë ligjorë prokurorialë, që të gjithë të mandatuar nga misioni EULEX.

Zëdhënësja e misionit EULEX, Kristina Herodes, thotë se ky mision e sheh nevojën e kthimit të gjykatësve dhe prokurorëve lokalë në gjykata, sepse shumë lëndë sipas saj kërkojnë zgjidhje.

"Për misionin EULEX, është shumë e rëndësishme që në këto institucione të kthehen gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë e serbë nëpër vendet e tyre të punës. Kjo është një çështje urgjente për drejtësinë. Por, nuk është fjala vetëm te drejtësia, por është një çështje më e gjerë, sepse njerëzit që janë të përfshirë në raste gjyqësore duan ta jetojnë jetën e tyre. Ata duan t'i zgjedhin problemet që kanë dhe nuk bëhet fjalë vetëm për raste kriminale, por edhe për raste civile. Janë diku 55 raste në pritje dhe po ashtu ka akoma të dyshuar që janë në paraburgim pa u gjykuar", thotë Kristina Herodes.

n.e/NOA

KOMENTE