Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Politikanët, shkak shpërnguljesh
English

Politikanët, shkak shpërnguljesh

Kumanovë, 3 mars, NOA - Në rajonin e Kumanovës dhe Likovës, u hap edhe një plagë e re, me heqjen e vizave për Maqedoninë nga ana e vendeve të BE-së. Duke parë eksodin që kaploi Maqedoninë e sidomos rajonin e Kumanovës dhe Likovës, Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë "Naim Frashëri" Kumanovë - Likovë, që nga fillimi sensibilizoi opinionin për katrahurë kombëtare që po ndodhte para syve tanë. Përmes mediumeve shprehu brengosjen, e sidomos me shpërnguljen e familjeve të reja, nxënësve të shkollave fillore e të mesme, dhe studentëve të fakultetit të porsahapur në Kumanovë.

Subjektet politike, qeveritarët dhe disa asociacione joqeveritare, vëzhgonin se ç'po ndodhë dhe ç'është kjo dukuri, e pas alarmit që dha Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë "Naim Frashëri" Kumanovë - Likovë, dolën me opinionet e tyre, por ata që ishin më të thirrurit për të parandaluar këtë dukuri, gjatë gjithë kohës, një minutë nuk gjetën kohë për t'i pyetur këta njerëz hallexhi se ku shkojnë?!

Alarmet e shtuara dhe vërejtjet nga shtetet ku të ndjerët skamnor shqiptarë trokitën për t'u strehuar, si Belgjika, Zvicra, Gjermania dhe shtetet Skandinave, i detyruan politikanët që ta hapin gojën, por dihet kur e hapin gojën se çfarë thonë ata. Si mjeshtër të shfajësimit edhe kësaj radhe ata ia hodhën fajin të tjerëve, madje edhe iu kërcënuan atyre që kanë edhe obligim për tu shërbyer pasagjerëve, pa ju ndërhyrë se ku shkojnë pasagjerët.

Nuk kishin guxuar qeveritarët dhe politikanët tu dalin përpara turmave të mëdha, pasi që gjatë kërkimit të mandateve në zgjedhje, qoftë lokale dhe parlamentare, ju garantuan kushte për jetë e punë, nuk morën të paktën njëherë guximin dhe t'i dilnin përpara turmës dhe t'i shpjegonin se cila është e vërteta rreth "Tokës së Premtuar"- në këto shtete dhe nëse atje ekziston rregullativë e nevojshme ligjore për rregullimin e azilit.

Politikanët e kanë për borxh moral, kombëtarë madje edhe ligjor, sidomos rajonit të Kumanovës e Likovës, komuna këto të cilët më së shumti u prekën nga ky fenomen. Le të marrin shembull nga politikanët e rajonit, të cilët janë në krye të çdo problemi.

Ndërsa, te ne ndodhi e kundërta. Ata jo vetëm që nuk dolën, por u përpoqën që me mënyra të ndryshme fajin e tyre t'ia hedhin të tjerëve, ndyrësi që nuk do koment.

Ne na është e qartë përse ata nuk kanë guxim të përballen me të ndjerët skamnorë shqiptar, sepse shkaktarë të gjendjes së tyre të vështirë ekonomike që i detyron të ikin janë vetë politika dhe politikanët.

Rajoni i krizës ka mbet sërish rajon krizë. Që nga viti 2001 aty nuk është investuar asnjë denarë, nuk është ndërtuar asgjë, nuk është hap asnjë vend pune, nuk është punësuar asnjë i ri, me një risi që ndodhë - heq një shqiptar nëse ka qenë në punë me kontratë, e sjellë një shqiptar tjetër, derisa ai subjekt koalicioni të jetë në qeveri, e për fat të keq të shqiptarëve Gruevski në çdo dy vite po i ndërron partneret si me qenë pronë private e tij, nuk është lëvizur asnjë gurë, dhe për nëntë vjet askush nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta përmirësuar këtë gjendje.

Politikanët nuk u dolën përpara qytetarëve që largoheshin me familje pasi nuk kishin fytyrë. Kolltukët që janë futur dhe njerëzit që kanë grumbulluar rreth vetes janë nga ata që pos interesave të veta, asgjë tjetër nuk ju intereson. Rajoni vazhdon të përballet me kushtet e vështira sociale-ekonomike, shkak ky që i detyroi këta njerëz të marrin rrugën e gjatë, tani për mjerimin e dyfishtë të tyre s'kujdeset askush.

Turpi më i madh i Gruevskit është se publikisht deklarohet se e vërtetë është se diku më tepër e diku më pak investohet sikur harroj se këtë rajon e bombardoi me gjithë arsenalet e armëve të rënda. E vërtetë qenka se "politikanët nuk kanë fytyrë".

Prandaj, ju bëjmë me dije mos hapni plagë të reja, leni provokimet, si me administratën nëpër shkollat shqipe, të mësuarit e gjuhës maqedonishte nga klasa e parë për nxënësit shqiptarë, diskriminimi në arsim, kulturë, diskriminimi në punësim e në çdo pore të jetës, sepse për pasojat do të mbani llogari ju që udhëhiqni me institucionet. Atëherë, jo që nuk do të ketë viza për Republikën e Maqedonisë, por as Maqedoni, sepse shqiptarët kur e do nevoja, për vendlindje edhe nga varri ngrihen. Në vitin 2001 nuk u luftua për poste të disa individëve dhe kolltukët e tyre, por për të drejta të barabarta dhe shtet, hise që u takon shqiptarëve që në këto troje janë autokton.

Hiqni dorë nga kërcënimet, leni burgosjet e njerëzve të pafajshëm, të atyre që luftuan për demokratizimin e Maqedonisë, leni rahat luftëtarët e vërtetë të UÇK-së, invalidët e luftës, të ndjerët - skamnorët shqiptarë.

NOA-INA

KOMENTE