English

Ronaldo: Dua fitore me Realin

Madrid, 3 mars, NOA - Ylli i ekipit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka deklaruar se i intereson shumë që të fitojë nën fanellën e këtij ekipi, të cilin duket se ka nisur që ta dojë shumë. Ai është i bindur se ekipi i tij do ta tejkalojë Barcelonën dhe do ta fitojë Ligën këtë sezon.

Sa i përket titullit të golashënuesit më të mirë, Ronaldo ka thënë "Nuk shqetësohem për të. Dua të fitoj trofe kolektive me Real Madridin".

"Sigurisht se ne mund ta fitojmë ligën. Nëse shikojmë ndeshjet e fundit, ne luajmë shumë më mirë se Barcelona, por ata janë të parët dhe duhet të respektohen. Ne vetëm duhet të shqetësohemi për veten dhe të vazhdojmë të bëjmë gjërat që bëjmë tash. Ne kemi besim në shanset tona", ka thënë Ronaldo për mediat portugeze.

n.e/NOA

KOMENTE