English

SHBA-BE: Për Iranin, veç sanksione

Vjenë, 3 mars, NOA - Në ditën e tretë të takimit të Bordit të guvernatorëve të ANEB-it, në Vjenë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian thanë se sanksionet e mëtejshme do të mund të ishin përgjigjja e vetme ndaj lëvizjeve të fundit të Iranit lidhur me kontestin e gjatë për programin e tij kundërthënës bërthamor.

Konkretisht, BE dhe SHBA argumentuan se Irani i ka shkelur obligimet ndaj Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) të OKB-së, duke e ngritur nivelin e pasurimit të uraniumit, para se inspektorët e ANEB-it të mund ta monitoronin këtë proces. I dërguari i Shteteve të Bashkuara në ANEB, Glin Dejvis, tha se "nuk ka zgjedhje, por duhet të ketë sanksione më të thella" kundër Iranit. Nga ana e saj, Spanja, në emër të BE-së, ka kërkuar "përgjigjje më të qartë" nga Teherani. n.e/NOA

KOMENTE