Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stuhia, peshqit bien nga qielli
English

Stuhia, peshqit bien nga qielli

Australi, 3 Mars NOA - Në qoftë se do të bënim një renditje të evenimenteve më të çuditshme kjo do të zinte një ndër vendet e para në këtë klasifikim pasi çdo gjë ka ndodhur në Australi më saktësisht në Lajamanu i cili është një fshat i vogël me pak banorë. Atje kanë rënë nga qielli një sasi e madhe peshqish nga të cilët një pjesë e tyre kanë qenë dhe të gjallë.

Diçka e tillë i ka lënë me gojë të hapur banorët e këtij vendi pasi është shumë e pazakontë dhe nuk kishte si mos të ndodhte ndryshe.

Por në qoftë se futemi më në brendësi të kësaj ngjarje do të zbulojmë se jo çdo gjë është anormale pasi dhe për të ka një shpjegim duke parë që nuk është dhe hera e parë që një gjë e tillë ndodh në këtë vend, ku rasti më flagrant ishte ai i vitit 1974.

Pseja e kësaj ndodhie shpjegohet me faktin se gjatë stuhisë së fortë e cila karakterizohet nga erëra të forta, sjellin krijimin e tornadove të fuqishme në dete ose lumenj.

Pikërisht këto tornado kanë një forcë jashtëzakonisht të madhe të cilat në stuhi të fuqishme i marrin peshqit dhe i hedhin ato në një lartësi dhe largësi tepër të madhe.

Flitet se peshqit janë hedhur në një lartësi prej 15 kilometrash dhe me një forcë të tillë që të bien jashtë ujërave ku ata ndodhen.

r.b/NOA

KOMENTE