Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turnover i mundshëm për Interin
English

Turnover i mundshëm për Interin

Milano, 4 Mars NOA - Ekipi i Interit në fundjavë ka një sfidë mjaft të vështirë përballë skuadrës së Genovas dhe Mourinjo, në seancën e sotme stërvitore ka luajtur pa 13 lojtarë të cilët ishin të thirrur nga përfaqësueset e tyre respektive.

Për teknikun zikaltër mund të thuhet se do të fillojë të mendojë për këtë sfidë kur lista e plotë e lojtarëve të jetë në dispozicion të tij.

Lajmi i mirë është që mbrojtja e ekipit nuk do të jetë më në emergjencë, kjo duke parë rikthimin e Cordobas, Samuel dhe Materazi, ndërsa për sa i përket mungesave do të jenë Casmbiaso, Chivu dhe Santon të cilët po vuajnë dëmtimet e tyre respetive.

Mourinjo gjithashtu po mendon për një turnover të rëndësishëm në ekipin e tij, kjo duke parë që shumë lojtarë kanë ndenjur në fushë për një kohë mjaft të madhe dhe gjithashtu në mesjavë Inter ka një sfidë e cila e pret dhe është tepër e vështirë, pasi zikaltërit do të kenë ndeshjen e kthimit me Çelsin e Ançelotit nëChampions League.

r.b/NOA

KOMENTE