English

OKB: Është koha për paqe me talibanët

Uashington, 4 mars NOA - Kombet e Bashkuara kanë vendosur të ndryshojnë strategji kundër terrorizmit. Bëhët fjalë për një politikë që nuk bazohet më të dhuna dhe konflikti i armatosur, por te dialogu.

Ka ardhur koha të bisedohet me talibanët për të gjetur një zgjidhje politike për konfliktin tetë vjeçar, deklaroi Kai Eide, i dërguari i Kombeve të Bashkuara në Afganistan.

Në konferencën e tij të fundit për shtyp në cilësinë e të dërguarit të organizatës botërore, Eide theksoi se tani është momenti i duhur për bisedime me kryengritësit. Eide shpreson që takimi i pranverës do të rezultojë në një marrëveshje kombëtare për paqe.

NOA/EL

KOMENTE