Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilltarit të komunës s'i jepet çertifikatë
English

Këshilltarit të komunës s'i jepet çertifikatë

Pojan, 5 mars, NOA - Një këshilltari komune nuk i është lëshuar çertifikatë personale nga kryetari i saj për shkak se nuk kishte paguar taksat vendore. Kjo është bërë shkas që ai të lëshojë një sërë fyerjesh ndaj kryekomunarit dhe për këtë, ky i fundit e ka denoncuar atë në polici. Ngjarja bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policisë së Fierit, sipas të cilave, ajo ka ndodhur në fshatin Pojan.

Ndaj këshilltarit në fjalë, i cili mban inicialet K.V ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale të "Fyerjes për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 239 i Kodit Penal.

Ndërsa kryekomunari mban inicialet V.C. dhe materialet tashmë i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE