Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një mijë romë nga Ballkani, azil në Suedi
English

Një mijë romë nga Ballkani, azil në Suedi

Stokolm, 5 mars NOA - Rreth një mijë Romë, nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kanë udhëtuar drejtë Suedisë, me shpresën për të fituar më shumë të mira materiale nga ky shtet.

Mediat suedeze kanë raportuar se vala e re e këtyre personave, që kanë zbarkuar në shtetin skandinav janë manipuluar nga agjenci të ndryshme turistike, pasi gjasat e tyre për azil janë tejet minimale.

Sipas të përditshmes suedeze "Svenska Dagbladet" autobusët me romë nga vendet e rajonit të Ballkanit që kanë arritur në Geteborg dhe Malme kanë detyruar Entin suedez të migracionit që të marrë masat e nevojshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Entit të Migracionit, Dan Eliason ka deklaruar se gjasat e shtetasve të vendeve të lartëpërmendura për të qëndruar në Suedi janë pothuajse minimale. Të dhënat zyrtare bëjnë të ditur se popullata Rome e cila jeton në rajonit e Ballkanit Perëndimor është e diskriminuar dhe e lënë pas dore nga institucionet shtetërore.

NOA/INA

KOMENTE