Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Do verifikojmë 74 mijë numra identiteti
English

PS: Do verifikojmë 74 mijë numra identiteti

Tiranë, 5 mars, NOA - Partia Socialiste është gati që të verifikojë 70 mijë numra të rremë identiteti, të cilët sipas saj, u përdorën gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit, duke e manipuluar procesin.

Një fakt të tillë e ka deklaruar deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, sipas të cilit "selia rozë është gati t'i verifikojë një për një në kutitë e Ruzhdieve, jo vetëm numrat e kartave fallco të publikuara nga kryetari i grupit Gramoz Ruçi, po të paktën 70 mijë numra të rremë identiteti në 28 qershor".

"Nuk është transparenca dhe e vërteta që i pengon vizat, po keqqeverisja e vendit dhe korrupsioni elektoral me karta e pasaporta fallco si në Ruzhdie", u shpreh deputeti i Partisë Socialiste.

"Këta vjedhacakë e frikacakë që nuk kanë kurajë të hapin kutitë s'duan ta çojnë Shqipërinë në Europë, po ta bëjnë çiflig për veten e tyre", tha ai më tej.

n.e/NOA

KOMENTE