Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Qeveria s'ka më nevojë për qytetarët
English

Rama: Qeveria s'ka më nevojë për qytetarët

Tiranë, 5 mars, NOA - Çdo qeveri ka nevojë të bindë qytetarët e tyre se ka nevojë për votat e tyre, po kur këto të fundit merren me pahir përmes një sistemi korrupsioni si ai që është instaluar në Shqipëri, atëherë ajo nuk ndjen detyrimin t'u shkojë pas qytetarëve në aspiratat e tyre.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni kryesocialisti Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë e Partisë Socialiste.

Sipas tij, një qeveri e cila nuk ka nevojë për të bindur kënd se i duhet vota e gjithsecilit, pasi ajo e merr atë edhe po nuk ia dhanë, është një qeveri e destinuar për të humbur.

"Kjo keqqeverisje nuk ka asnjë gjasë për t'u përmirësuar, sepse buron nga pakti i lartpërmendur dhe shqiptarët paguajnë nga xhepi i tyre prandaj po paguajnë keqqeverisjen", shtoi ai.

Rama shtoi ndër të tjera se kjo qeveri është edhe më e papërgjegjshme se 4 vjet më parë se ka deformuar raportet me qytetarët.

n.e/NOA

KOMENTE