English

SHBA, Turqia heq ambasadaorin

Ankara, 5 mars, NOA - Turqia e ka tërhequr ambasadorin e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për konsultime pas aktit të votimit nga Kongresi Amerikan të një rezolute të posaçme e cila i vlerëson si genocid vrasjet masive të armenëve nga Perandoria Otomane.

Megjithë kundërshtimet e administratës Obama, komisioni i Jashtëm në Dhomën e Përfaqësuesve miratoi dje një rezolutë jo të detyrueshme me 23 vota pro dhe 22 kundër.

Nga ana e tij, kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, tha se ishte seriozisht i shqetësuar pasi rezoluta mund t'i dëmtojë lidhjet turko-amerikane dhe përpjekjet që Turqia myslimane dhe Armenia e krishterë t'i lënë pas armiqësitë shekullore.

Prandaj ai e ka tërhequr ambasadorin turk nga Uashington për konsultime. Turqia e pranon se shumë armenë të krishterë janë vrarë nga Turqit Otomanë, por nuk pranon se janë vrarë afro 1.5 milion të tillë dhe e kundërshton se ky ishte gjenocid.

Ndërkaq, sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton u tha gazetarëve në San Jose të Kosta Rikës të mërkurën se miratimi i kësaj rezolute mund të acarojë procesin e pajtimit mes Turqisë dhe Armenisë.

n.e/NOA

KOMENTE