English

Grabiten lojtarët e pokerit

Berlin, 6 mars, NOA - Zakonisht grabitësit preferojnë bankat, me argumentin e thjesht se atje gjenden paratë. Por një bandë gjermane ka zgjedhur një objektiv më të arritshëm dhe të ruajtur më pak nga policia.

Media gjermane raporton se një grup grabitësish të armatosur, kanë vjedhur lojtart profesionistë të pokerit që ishin pjesë e një turneu ndërkombëtarë.

Sipas policisë gjermane, ngjarja ka ndodhur në një hotel luksoz në Berlin, ku lojtarët ishin strehuar bashkë me paratë për të luajtur.

Sipas raporteve të policisë, disa nga pjesëmarrësit janë lënduar lehtë, por nuk është njoftuar për shumën e parave, të cilat u janë grabitur lojtarëve.

NOA/EL

KOMENTE