English

Inter, Thiago Mota do të mungojë me Genovan

Milano, 6 Mars NOA - Lojtari i Interit, Thiago Motta i cili ka ardhur këtë merkato nga ekipi i Genovas, do të mungojë ndeshjen e së dielës ku zikaltërit do të kenë një sfidë të ndërlikuar pikërisht me ekipin e Gasperinit.

Thiago Mota po vuan një dëmtim të lehtë në këmbën e tij të majtë dhe për të mos rrezikuar, tekniku i Interit ka vendosur të mos e thërrasë atë në këtë ndeshje.

Kështu me mungesën e Motës, Mourinjo mund të provojë një formacion me treshen Balotelli, Sneijder, Eto'o, të cilët do të jenë të vendosur menjëherë pas Militos, ndërsa pjesa tjetër e mesfushës do të plotësohet me Cambiason dhe Stankoviç të cilët do të vendosen para mbrojtjes.

Për tu përmendur se në këtë ekip ai që po vazhdon të vuajë dëmtimin është Chivu, i cili ende ka bërë një seancë stërvitore të diferencuar nga grupi tjetër i ekipit.

r.b/NOA

KOMENTE