English

Një katedrale për ... 127 vjet

Barcelona, 6 mars, NOA - Plot 127 vjet punë janë dashur për të ndërtuar një vepër madhështore kulti në Barcelonë. Bëhet fjalë për një katedrale, e titulluar, e cila ka përfunduar pas 127 vitesh punë për realizimin e saj. Projekti monumental i iniciuar nga Antoni Gaudi, më në fund po nxjerr në dritë tërësinë e saj. Kjo është ndoshta projekti më ambicioz i arkitektit i cili vdiq në vitin 1923 duke e lënë të papërfunduar.

Puna "e përjetshme" për ndërtimin e kësaj vepre kulti, ka tërhequr gjithmonë turistët që e vizitojnë atë mes skelave dhe vinçave, e që megjithatë shfaq një bukuri të veçantë edhe në kaos ndërtimi.

Bëhet me dijeni se kjo katedrale madhështore do të përurphet me vetë praninë e Papa Benedikti XVI gjatë stinës së vjeshtës. Në fakt, ka mëse 20 vjet që thuhet se katedralja së shpejti do të jetë gati, por këtë herë mesa duket kjo do të ndodhë vërtet.

n.e/NOA

KOMENTE