English

Pesë mijë gra vriten për "nder"

New York, 6 mars NOA - Studimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë arritur në përfundimin se rreth 5 mijë gra në gjithë botën, humbasin jetën si pasojë e vrasjes për ‘nder'. Shifra është bërë publike në prag të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, nga Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pilaj, e cila ka dënuar dhunën ndaj grave.

Në një letër të hapur Komisionerja e OKB-së, thotë se Kombet e Bashkuara vlerësojnë se në botë 5 mijë gra vriten nga anëtarët e familjeve të tyre në të ashtuquajturat "vrasje të nderit".

Letra thotë se një numër i madh i sulmeve ndaj grave në familje mbetet i pazbuluar dhe nuk dënohet.

NOA/EL

KOMENTE