English

Juventus, ja planet për pasardhësin

Angli, 6 Mars NOA - Skuadra e Manchester City e drejtuar nga tekniku italian Roberto Manëini është në kërkim të një portieri dhe emri më i pëlqyer në ambientet e klubit është numri një i Juventusit Gianluigi Buffon. Ky interes për portierin e përfaqësueses italiane nga klubi i City është i hershëm, pasi kujtojmë që ata e kanë kërkuar Buffon dhe në merkaton e verës. Portieri kërkon një shifër e cila kap vlerën e 13 milion eurove në një vit dhe kjo gjë mund të plotësohet nga sheikët e Abu Dhabi.

Duke parë se tashmë largimi i Shei Given po bëhet i sigurt, ardhja e Bufonit tek City do të ishte zgjidhja e përkryer për ekipin e Manëinit.

Duke parë këtë situatë, ekipi bardhë e zi është në kërkim të zëvendësuesit të tij, ku menjëherë del emri i Marchetit, i cili konsiderohet në Itali si Buffoni i ardhshëm. Tashmë Marcheti është pjesë e kombëtares Italiane dhe së shpejti mund të veshë dhe fanellën bardhë e zi të Juventusit.

r.b/NOA

KOMENTE