English

Rama u dhuron lule mësuesve për festën

Tiranë, 7 mars, NOA - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste ka zgjedhur kopshtin 52 në kryeqytet për të uruar mësuesit për festën 7 marsit.

Rama ka përcjellë urimet për të gjithë ata mësues, edukatorë që me përkushtim e dashuri arrijnë t'u përcjellin fëmijëve dhe nxënësve të tyre, vlerat dhe dijet për t'u bërë qytetarë të denjë për komunitetin ku jetojmë.

"Nga ky kopsht i Tiranës duam të bëjmë një urim: "Gëzuar 7 Marsin", për të gjithë edukatoret, mësueset, të gjithë ato nëna të mira që na mësojnë, na edukojnë, na rrisin, na argëtojnë", u shpreh Kryebashkiaku Rama për të gjithë edukatorët, mësuesit e mësueset.

Kryebashkiaku Rama ka dhuruar lule për edukatoret e kopshtit 52, duke përcjellë njëkohësisht mirënjohjen e Bashkisë së kryeqytetit për të gjithë edukatorët publikë të Tiranës.

m.xh/NOA

KOMENTE