English

Roma dhe Milan ndahen me një barazim pa gola

Romë, 7 Mars NOA - Ishte ndeshja kryesore e kësaj jave në kampionatin italian të Seria A, ajo midis Milanit dhe Romës, e cila u nda në një barazim pa gola.

Ishte një ndeshje shumë e ekuilibruar për të dy ekipet ku rastet për të shënuar nuk munguan.

Në njërën anë ishin kuq e zinjtë e Leonardos të cilët kishin më shumë okazione me Huntelaar dhe Borrielo, të dy të frymëzuar nga Ronaldinho, të cilët së bashku me rastet që realizoi Roma në fundin e garës sidomos me anë të Vuçiniç, nuk mundën dot të ndryshonin rezultatin e kësaj sfide.

Me këtë ndeshje nuk arritëm të përcaktonim ndjekësen e vërtetë të Interit, ku ekipi zikaltër është mjaft i kënaqur nga kjo ndeshje, pasi tashmë djemtë e Mourinjos kanë mundësinë të çojnë diferencën e pikëve në gjashtë të tilla.

r.b/NOA

KOMENTE