English

Topalli, uron mësueset dhe gratë për fesat

Tiranë, 7 mars, NOA - Ka zgjedhur një mënyrë të veçantë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli për të kremtuar festat e 7 dhe 8 marsit. Në ceremoninë e organizuar në Kuvend, u ka dhënë mundësinë, arsimtareve dhe grave që të vizitojnë ambientet e Kuvendit.

Të pranishme në takimin me kryeparlamentaren kanë qenë mësuese, shkrimtare, artiste, biznesmene, nëna e gra nga Tirana, si edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë.

Topalli i shoqëruar të ftuarit në ambientet e komisioneve parlamentare, në sallat e mbledhjeve, në mjediset ku çdo ditë debatohet e bëhen ligje.

Në fjalën e saj Kryetarja e Kuvendit u uroi "mbarësi e sukses në jetë, të gjithë vajzave, motrave dhe nënave, atyre që Zoti u ka dhënë madhështinë e amësisë, sepse nuk ka gjë më të shtrenjtë në këtë botë se nënat".

Në bisedat me të ftuarat Kryetarja e Kuvendit ndau me to gëzimin por edhe shqetësimet e përditshme, duke i inkurajuar fort për të mos u dorëzuar kurrë e për t'i shndërruar historitë e tyre në histori suksesi.

m.xh/NOA

KOMENTE