English

"Vendet myslimane të ndihmojnë Afganistanin"

Bruksel, 7 mars, NOA - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka kërkuar nga vendet myslimane që të angazhohen në Afganistan, pasi ato kanë vlera të përbashkëta kulturore dhe religjioze.

Duke folur në Aman të Jordanisë, zoti Rasmusen, e ka falënderuar këtë vend për ofertën për t'i stërvitur forcat e sigurisë së Afganistanit, duke thënë se marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti.

Zoti Rasmusen tha se forcat e NATO-s do të mbesin në Afganistan "aq gjatë sa të ketë nevojë për sigurinë e këtij vendi".

Gjatë vizitës në Aman, sekretari i përgjithshëm i NATO-s u takua me mbretin Abdullahu i Dytë dhe me zyrtarët e tjerë të lartë.

NOA/EL
KOMENTE