English

Bundesliga, ndalohet Bajerni nuk përfiton Leverkusen

Gjermani, 8 Mars NOA - Në kampionatin Gjerman, atë të Bundesligës kanë qenë dy, ndalesat, për ekipet kryesuese të këtij sezoni.

Bajerni i Mynihut është ndaluar në rezultatin 1 me 1 me ekipin e Kohln, ku ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh falë golit të shënuar nga ish lojtari i Bajerit, Podolski.

Më pas djemtë e Van Gaal barazuan rezultatin duke vendosur dhe atë final të kësaj garë me golin e shënuar nga Schweinsteger.

Nga ky rezultat mund të përfitonte ekipi i Leverkusenit të cilët nuk arritën të bënin diçka të tillë pasi u mundën nga Nurembergu me rezultatin 3 me 2.

Ekipi i cili përfitojë nga këto dy ndalesa të kryesuesve ishte ai i Shkalke 04 të cilët morën fitoren e radhës në fushën e Eintracht duke shkurtuar diferencën e pikëve e duke e çuar atë në dy të tilla.

r.b/NOA

KOMENTE