English

Gazetari udhëton me eksploziv në avion

Amsterdam, 8 mars, NOA - Të transportosh eksploziv me avion është më e lehtë sesa duket. Këtë gjë e ka demonstruar një gazetar holandeze, i cilia ka hipur në bordin e një avioni me një sasi të madhe ekspozivi në trup.

Avioni është nisur nga Hollanda drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke kaluar të gjitha linjat e sigurisë pa asnjë problem për ngarkesën e rrezikshme.

Por ngjarja ka qenë më shokuese, pasi ka ndodhur në të njëjtin aeroport ku dy muaj më parë, dështoi një atentat i vërtetë.

Gazetari holandez Alberto Stegeman, arriti që të çoj në Amerikë, pasi ka qëndruar më parë në Londër, një shishe plotë me element shpërthyes, vetëm për të provuar masat e sigurisë në aeroporte.

m.xh/NOA

KOMENTE