English

Konkurrenca: 4 kompani makinash në hetim

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 8 mars, NOA - Autoriteti i Konkurrencës për herë të parë ka nisur një hetim lidhur me kompanitë e automjeteve që marrin pjesë në prokurimet publike, për të pajisur administratën me makina.

Periudha e hetimit përfshin tre vitet e fundit dhe në sitë janë 4 koncensionarë, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar për të fiksuar çmimet e shitjes.

Kreu i Autoritetit, Lindita Milo, shprehet se së shpejti institucioni që ajo drejton do të dalë me një vendim për ndëshkimet që do të jepen ndaj shkelësve të ligjit, në rast se verifikohen dyshimet.

Një vit më parë, parlamenti vendosi që t'u heqë automjetet zyrtarëve të administratës dhe të zgjedhurve të popullit, me qëllim shkurtimin e shpenzimeve.

Aktualisht, makinat e deputetëve pritet të dalin në ankand për të marrë vlerën maksimale të mundshme, para të cilat do të kalojnë për llogari të buxhetit të shtetit.

n.e/NOA

KOMENTE