Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të flasësh për shanse të barabarta
English

Të flasësh për shanse të barabarta

"Të drejta të barabarta, mundësi të barabarta, përparim për të gjithë"

Nga Xhon L. Uidhers, II

Ambasador i Sh.B.A.

English Version Below

Data 8 mars shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas, një përkujtim që na sjell në mend rolin kritik që gratë luajnë në përballimin e sfidave ekonomike, politike dhe njerëzore, me të cilat ballafaqohet bota jonë. Kur përmend koncepte kaq madhore, mund të mendoni se kam ndërmend lojtare të fuqishme në skenën botërore si Mishel Obama, Hilari Klinton, Anxhela Merkel e Mishel Bashelet. Do të isha i pari për të rënë në një mendje që këto gra dhe të tjera si to janë figura qendrore në botën tonë; por sot, dua të shpreh nderim për një grup tërësisht të ndryshëm femrash. Shitëset e dyqaneve dhe fermeret. Studentet dhe mësueset. Udhëheqëse të organizatave komunitare dhe pronare biznesesh. Punonjëset e administratës shtetërore. Shtëpiaket dhe nënat. Të gjithë ne njohim femra të tilla; këto janë ato që i quaj Heroinat e Përditshme.

Gjatë kohës sime si Ambasador këtu, kam takuar shumë Heroina të Përditshme, femra shqiptare që më kanë prekur dhe frymëzuar me përkushtimin e tyre ndaj vendit të vet. Si mësuese, fermere, inxhiniere apo në shtëpi, femrave shqiptare shpesh u duhet të përballen me sfida të stërmëdha dhe me sakrifica të mëdha personale. Ato janë mbresëlënëse për arritjet e tyre, të cilat flasin mijëra fjalë mbi rolin e tyre për të sjellë ndryshim dhe përparim në vendin e tyre, përfshi edhe përmirësimet në statusin e vetë atyre.

Gjithnjë e më shumë shohim femra të tilla shqiptare që punojnë në profesione të konsideruara prej kohësh si streha ekskluzive të burrave. Si shofere kamionësh apo taksish, për shembull. Në polici dhe në ushtri. Duke garuar në sporte në të cilat më parë mbizotëronin meshkujt. Duke drejtuar kompani të mëdha. Në këto profesione, të identifikuara tradicionalisht me maskulinitetin, ato kanë sjellë jo vetëm shkëlqimin e tyre, por edhe të gjitha mësimet dhe mençurinë që femrat, veçanërisht, mësojnë nga jeta. Na thonë se një gjë e tillë i ka ndihmuar të kuptojnë edhe përmasa të tjera të jetës, të ndihen më të vlerësuara në shoqëri, dhe më njerëzore në marrëdhëniet e tyre me komunitetet e tyre.

Këto janë heroinat e përditshme shqiptare. Nuk kanë fuqi të mbinatyrshme, por përfaqësojnë atë çka është e shkëlqyer, frymëzojnë të tjerë dhe kanë përkushtim me pasion ndaj sjelljes së ndryshimit brenda komuniteteve ku shërbejnë.

8 marsi është një ditë e caktuar posaçërisht për të nderuar femrat në Shqipëri dhe në mbarë botën si Heroina të Përditshme që zbulojnë shtigje të reja dhe kapërcejnë pengesa ndërkohë që rendin drejt përparimit dhe begatisë për brezat që do të vijnë. Megjithatë, duhet thënë se një nderim të tillë e meritojnë çdo ditë të vitit, sepse arritjet e tyre e bëjnë botën tonë një vend më të mirë.

Heroinat e Përditshme. Gra të zakonshme që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Ato janë çelësi për përparimin global në këtë shekull të ri dhe meritojnë admirimin, mbështetjen dhe respektin tonë. Nga unë, i kanë të gjitha këto.

KOMENTE