English

Topi ngushëllon Gyl për tërmetin

Tiranë, 8 mars, NOA - Presidenti Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të Turqisë, Abdullah Gyl, për viktimat e tërmetit të ndodhur ditën e sotme në këtë vend. "Me hidhërim të thellë mësova për fatkeqësinë natyrore shkaktuar nga tërmeti i mëngjesit të sotëm në Turqinë Lindore, ku tragjikisht humbën jetën pesëdhjetë e një vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë! Më lejoni, Shkëlqesia Juaj, që për këtë ngjarje tragjike që tronditi gjithë popullin turk, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t'Ju shpreh ngushëllimet më të thella e më të sinqerta, dhe nëpërmjet Jush, edhe familjeve e të afërmve të viktimave!", thekson Topi në mesazhin e tij.

Tërmeto që ra sot në lindje të Turqisë, vdekjen e të paktën 38 njerëzve, ndërsa lëkundjet ishin me një fuqi prej 6 shkallë Rihter.

Turqia është tronditur shpesh nga tërmetet, sepse aty përplasen me njëra-tjetërn pllakat kontinentale të Afrikës dhe Evropës.

Në vitin 1999, nga dy tërmetet e rënda në veriperëndim të vendit humbën jetën rreth 20.000 njerëz.

n.e/NOA

KOMENTE