Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Uidhers: Ina Rama, nën presione politike
English

Uidhers: Ina Rama, nën presione politike

Tiranë, 8 mars, NOA Foto Update - Kryeprokurorja Ina Rama gjatë punës së saj është ndeshur me presione politike nga të dyja kahet.

Një gjë të tillë e ka deklaruar ambasadori amerikan, John Uithers, gjatë një takimi në prokurorinë e Tiranës, në të cilin ka marrë në konsideratë punën e kryer nga kryetarja e Prokurorisë së Përgjithshme.

"Ina Rama është ndeshur me presione politike dhe me kritika edhe pse ka bërë detyrën e saj", ka thënë përfaqësuesi i rëndësishëm i trupit diplomatik në Tiranë.

Konkretisht, ai ka përmendur pengesat që i janë shfaqur Ramës lidhur me imunitetin, duke i cilësuar pengesat në tërësi të shfaqura në punën e saj nga politika, "me qëllim për të anuar nga ana tjetër".

"Puna e prokurorit, nuk është e lehtë në asnjë vend dhe Ina Rama ka treguar se ka punuar me përkushtim", ka thënë ndër të tjera Uithers.

Më tej, ai cilësoi se kufta kundër korrupsionit është e vështirë, pasi pas tij fshihen paratë dhe kriminelët.

Kjo nuk është hera e parë që ambasadori amerikan e merr në mbrojtje punën e kryeprokurores Ina Rama, madje në një cilësim të hershëm ai e ka quajtur edhe "Silvia Konti shqiptare".

n.e/NOA

KOMENTE