English

Federata e Futbollit, zgjidhet presidenti i ri

Durrës, 9 mars, NOA - Federata Shqiptare e Futbollit sot do të zgjedhë kreun e ri të saj në një mbledhje të posaçme i cili po mbahet në qytetin e Durrësit, në prani edhe të përfaqësuesve të FIFA-s.

Bëhet me dijeni paraprakisht se kandidatët për garën e kryesimit të FSHF-së janë presidenti aktual, Armand Duka, Rudi Vata dhe Refik Halili.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Federatës Shqiptare të Futbollit do të zhvillohen edhe zgjedhjet për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Prej 8 vitesh, FSHF drejtohet nga Armand Duka, ndërsa pritet që sot të zgjidhet kreu i ri mes tre kandidatëve që janë në garë.

n.e/NOA

KOMENTE