English

Papandreu: Kriza jonë, rrezik global

Uashington, 9 mars, NOA - Kriza greke mund të provokojë një krizë të dytë globale. I këtij mendimi është shprehur kryeministri grek, Jorgos Papandreu, ndërsa gjendet sot në Uashington për t'u takuar me krerët e lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe vetë presidentin amerikan, Barak Obama. Papandreu tha se kriza greke mund të ketë "efekt domino" derisa pasojat mund të jenë po aq të rënda sa të krizës që nisi dy vjet më parë në Shtetet e Bashkuara.

Në një takim që pati fillimisht me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, Papandreu tha se "e di që këto janë ditë të vështira për Greqinë, por qeveria Papandreu po e administron siç duhet situatën".

Më tej, sekretarja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin Greqinë dhe masat e forta ekonomike që po ndërmerr.

Nga ana e tij, Papandreu tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të merren me spekulatorët e tregut financiar, duke thënë se ata po bëjnë që kostoja e huave që merr vendi tij të arrijë nivele të paqëndrueshme.

Klinton më pas tha se Greqia nuk i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara asistance financiare, por që të punojë me vendet e G-20 për ndryshime të tjera në rregulloren e tregjeve financiare.

n.e/NOA

KOMENTE