Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ballkani në NATO, nesër konferenca
English

Ballkani në NATO, nesër konferenca

Tiranë, 10 mars, NOA - Gjatë datave 11-12 nars 2010, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN) organizon konferencën rajonale "Koncepti i Ri Strategjik i NATO's - Perspektiva nga Ballkani Perëndimor", i cili mbështetet nga Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s dhe Ambasada Amerikane në Tiranë. Lajmi bëhet me dijeni nga burimet e ministrisë së Jashtme, sipas të cilave, konferenca do të mbledhë në Tiranë përfaqësues të instituteve kërkimore kryesore në Ballkanin Perëndimor, përfaqësues të qeverisë, deputetë, akademikë etj, si edhe anëtarë të Grupit të Ekspertëve të Konceptit të Ri Strategjik të NATO-s.

Ajo do të zhvillohet si një forum i hapur diskutimesh, të cilat pritet të fokusohen në çështjet dhe sfidat më të rëndësishme që Aleanca po përballet aktualisht.

Në kuadër të Konferencës pritet të bëhen gjithashtu publike edhe një seri raportesh mbi perspektivat kombëtare të Konceptit të ri Strategjik të NATO-s në 7 vende të Ballkanit Perëndimor (Bosnja & Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Shqipëria, Serbia dhe Kosova), bazuar në një analizë të një sondazhi rajonal, realizuar me përfaqësues të elitave ekonomike dhe politike të Ballkanit Perëndimor, media, shoqëria civile, akademikë dhe aktorë të tjerë në fushën e sigurisë dhe integrimit euro-atlantik.

n.e/NOA

KOMENTE