English

Gjykata rrëzon kërkesën e Bares

Tiranë, 10 mars, NOA - Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në seancën e sotme të saj që të mos marrë parasysh kërkesën e avokatit të Aldo Bares, Vladimir Meçi për gjykim të shkurtuar ndaj klientit të tij. Kjo pasi sipas trupit gjykues, i cili kryesohet nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, kërkesa e avokatit Meçi ishte i padrejtë. Nëse kjo kërkesë do të pranohej, atëherë Aldo Bare do të shpëtonte nga burgimi i përjetshëm.

Ndërkaq, ka reaguar menjëherë avokati i kapobandës së Lushnjës, sipas të cilit procesi është i paragjykuar dhe ndaj po merren edhe masa të tilla.

Më tej, ai propozoi ndërrimin e trupit gjykues, kurse kryegjyqtarja Hajdari nga ana e saj i kërkoi avokatit të Bares që për çdo ankesë apo kërkesë t'i drejtohet sekretariatit të Gjykatës së Krimeve të Rënda. n.e/NOA

KOMENTE