English

Baloleteli nuk do të jetë me Catanian

Milano, 11 Mars NOA - Inter duhet thënë se nuk po kalon një moment mjaft të mirë në Kampionatin Italian ku ndeshjen e fundit ata nuk arritën dot të fitonin me Genovan në shtëpinë e tyre.

Një problem tjetër për Mourinjon do të jetë mungesa e Balotelit në ndeshjen e ardhshme në Seria A ku zikaltërit do të përballen me Catanian dhe kjo do të vijë pasi SuperMario vuan nga gripi dhe së fundmi flitet se ai ka patur një diskutim të fortë me Mourinjon.

Krahas tij kujtojmë se në këtë ndeshje do të mungojë Samuel për një skualifikim dhe Chivu i cili vazhdon të vuajë dëmtimin e tij.

Për Mourinjon nuk do të jetë as Arnautoviç, ku dhe ky është i sëmurë dhe si rrjedhojë nuk do të jetë nën urdhrat e portugezit.

Ndërsa lajme të mira për Interin, janë rikthimet e Santon dhe të Cambiaso të cilët nuk luajtën në ndeshjet e shkuara për arsye se ishin të skualifikuar dhe tekniku zikaltër mund të mbështetet tek shërbimet e tyre në transfertën e Catanias.

r.b/NOA

KOMENTE